Atletico Madrid mendon për Luis Enriquen

Atletico Madrid mendon për Luis Enriquen

 Ulje-ngritjet e shpeshta të Atletico Madridit në këtë fillim sezoni e kanë vënë në dyshim qëndrimin e Diego Simeones në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Pavarësisht se mbetet një ndër trainerët më të mirë në botë , në sezonin e kaluar argjentinasi nuk shkëlqeu me kryqytetasit të cilët u eleminuan në 1/8-tat e Kupës së Mbretit dhe në çerekfinalet e Champions Leagues .

Edhe në sezonin aktual , spanjollët nuk e kanë ecurinë e dikurshme dhe në dy ndeshjet e para numërojnë një fitore dhe dy humbje , fakt shumë shqetësues për vijimësinë.

Megjithatë, situata po menaxhohet siç duhet dhe drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë menduar për Luis Enriquen , numrin një të ‘’ La Furia Rojas ‘’.

Ishi-n e Barcelonës e pret një eveniment shumë i rëndësishëm si Botërori i Katarit  në të cilin Spanja konsiderohet një ndër pretendentët për ta fituar por pas tij , rruga do të jetë e hapur për të marrë në dorë fatet e ish kampionëve të La Ligas, të cilët me Diego Simeonen nuk po shkëlqejnë si para disa viteve.

Situata aktuale ja vështirëson qëndrimin ishi-t të River Plates , pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt më të qartë por tashmë kryeqytetasit janë të përgatitur për gjithçka dhe Luis Enrique konsiderohet një ndër preferuarit për stolin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy