Vincent Kompany, do të jetë trajneri i ri i Bayern Munich. Tekniku belg, do të pasojë në stolin e bavarezëve, Thomas Tuchel-in.
Palët kanë arritur marrëveshjen dhe pritet zyrtarizimi. Kompany, ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Burnley-t në Angli dhe po përgatitet për një hap të rëndësishëm në karrierë.

Belgu do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, ndërsa Bayern do të paguajë te Burnley 12 milionë euro për të konkretizuar këtë transferim.



