
David Beckam ka ndarë disa foto së bashku me bashkëshorten e tij Victoria në 22 vjetorin e martesës së tyre.
Ish-futbollisti krahas fotove me Victorian shkruan se 22 vite martesë dhe ende kombinojnë veshjet me njëri-tjetrin.
“22 vite më vone dhe ende kombinojmë veshjet së bashku. Gëzuar përvjetorin, të dua kaq shumë dhe të falënderoj që më dhurove fëmijët tanë të mahnitshëm në mënyrë që të gjithë së bashku të kombinojmë veshjet tona.”
Në fotot e fundit çifti shihet i lumtur duke pozuar me katër fëmijët e tyre, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, të gjithë të veshur me pizhame dhe të kombinuar me njëri-tjetrin.



