Shënoi 3 gola me Barcelonën në debutim, Manaj personazhi kryesor i mediave spanjolle

Shënoi 3 gola me Barcelonën në debutim, Manaj personazhi kryesor i mediave spanjolle

Rey Manaj është kthyer në personazhin kryesor të mediave spanjolle të sportit. Sulmuesi i Shqipërisë, bëri një debutim të paharrueshëm me ekipin e parë të Barcelonës ditën e djeshme.

Lushnjari i hedhur në fushë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Gimnastic, arriti të shënojë plot 3 herë, duke i mahnitur të gjithë.

Manaj shënoi fillimisht një gol shumë të bukur në minutën e 60-të, duke i dhënë avantazhin të tijve, ndërsa realizoi edhe dy herë të tjera në minutat 86-të dhe 90-të, duke vulosur shifrat në 4-0, pasi shënoi edhe Collado në minutën e 85-të.

Kjo tripletë e shqiptarit, ka bërë që shumë tifozë të Barcelonës të çmenden pas tij, duke thënë se më mirë do ishte Manaj në skuadrën e parë sesa Griezmann apo Braithwaite.

Gjithashtu 24-vjeçari është kthyer edhe në personazhin kryesor të mediave spanjolle, teksa të përditshmet katalanase ditën e sotme e kishin vendosur në faqet e para, ku nuk i kursenin lëvdatat në drejtim të tij.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy