Silvinjo: Ndeshja me Kroacinë, si finale. Italia nuk na lejoi ta sulmojmë

Silvinjo: Ndeshja me Kroacinë, si finale. Italia nuk na lejoi ta sulmojmë

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së dytë në Europian, ndaj Kroacisë.

Tekniku kuqezi, vlerësoi kundërshtarin, ndërsa tha se ekipi duhet ta luajë si një finale. Sipas tij, Shqipëria, nuk u lejua nga Italia për ta sulmuar.

Drupal Ad

 

 

 

 

Në këtë moment jemi të gjithë në formë. Nuk kemi asnjë të lënduar dhe të gjithë janë gati për sfidën e nesërme ndaj Kroacisë. Patjetër, mund ta quajmë si finale. Ky është një grup shumë i vështirë, por është një gëzim shumë i madh për ne shqiptarët, pasi luajmë kundër ekipeve më të mira dhe mësojmë prej tyre. Luhet 90 minuta pa kompromis dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat.

Kemi kundërshtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë dhe është e mrekullueshme të luajmë ndaj skuadrave të tilla, ndaj nuk do të heqim dorë asnjëherë për të kërkuar rezultat pozitive. E respektuam Italinë, por kërkuam të shmangim humbjen deri në fund dhe me pak fat mund t’ia dilnim. Ndoshta ia dalim nesër ndaj Kroacisë.

E kemi studiuar Kroacinë dhe ndaj Spanjës ata u mposhtën 3-0, por luajtën shumë mirë dhe krijuan shumë raste për të shënuar. I krijuan shumë probleme Spanjës, që shënoi golat e vet në vetëm 29 minuta. Kroacia ka lojtarë teknikë, të fortë fizikisht dhe me cilësi të larta pasimi. Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi lojtarë cilësorë si kapiteni Gjimshiti, Asllani, Broja, Muçi, etj., disa prej të cilëve të rinj dhe kanë nevojë ende për t’u rritur. Këto ndeshje do t’i ndihmojnë shumë ata të përmirësohen.

Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, por ata nuk na lejuan ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre, por ata kalonin me rreshtimin me 5 mbrapa dhe shumë mesfushorë. Italia është mbrojtur shumë mirë dhe duhet të pranojmë se ky kompeticion ka nivel shumë të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy