Risia në “Sunday League Albania”, Demneri: Do të kemi kampionat 11 kundër 11

Risia në “Sunday League Albania”, Demneri: Do të kemi kampionat 11 kundër 11

“Sunday League Albania”, nga ky sezon do i shtohet edhe një aktivitet tjetër. Pas 5x5 dhe 9x9, tashmë do të ketë edhe një kampionat 11x11. Këtë e ka bërë të ditur, në emisionin “SportZone” në MCN TV, Shefi i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri.

Ky i fundit u shpreh se për shkak të kërkesës së madhe, është vendosur që në futbollin amator të shtohet edhe kampionati 11 kundër 11, për të cilin tha se do të jetë risia më e madhe.

Ky vit nuk do të ketë shumë ndryshime në krahasim me atë të kaluarin, përveç se do të ketë disa risi. Fillon me topin, i cili për herë të parë është i branduar vetëm për kompeticionin e ‘Sunday League’. FSHF i ofron çdo ekipi të ketë topat e vetë për stërvitjen dhe lojën.

Këtë vit është menduar që ‘Sunday League’ 11 kundër 11 të zhvillohet në të gjithë Shqipërinë, për shkak të kërkesës që kemi pasur për këtë. Do kemi një kampionat rajonal në çdo zonë, kjo është risia më e madhe e këtij viti. Duke mos lënë pas edhe 9x9. Do kemi edhe një kampionat kombëtar, ku do të zgjidhet kampioni kombëtar në 11 me 11.

Të gjitha aktivitetet që zhvillohen jashtë Tiranës, janë në bashkëpunim me Shoqatat. Në mënyrë të padiskutueshme, ne i ndjekim nga të gjitha. Sektori i futbollit amator, ndodhet në çdo event. Amatori është pak më i ndjeshëm se ai profesionist.

Sezonin e kaluar ‘Sunday League’ kishte 36 ekipe. Kërkesa për regjistrim në ‘Sunday League’ në 9 kundër 9, ishte 42 ekipe. Duke marrë parasysh se ky vit do të jetë goxha i ngarkuar, kemi vendosur që në ‘Sunday League 9x9’ të marrin pjesë 32 ekipe. Pjesa tjetër i ekipeve, do të regjistrohen në FSHF Cup, që do të jetë si Kupa e Shqipërisë. Përparësi do i jepet ekipeve të vjetra që kemi pasur dhe atyre serioze. Momentalisht ekipeve ia vendosim ne të FSHF fushat ku do të luhen. 9x9 luhet e gjitha në Tiranë.

Në ‘Sunday League’, mosha minimale është 20 e sipër. Kemi shumë lojtarë që kanë lënë futbollin dhe vijnë aty. Kampionati 11x11 kemi menduar ta bëjmë me sistem vajtje ardhje dhe me grupe, por të shikojmë në varësi të skuadrave që do të regjistrohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy