
Duke qenë se cikli i Robert Lewandowskit në ‘’ Camp Nou ‘’ është pothuajse i përfunduar drejtuesit e Barcelonës kanë filluar ti bëjnë mirë llogaritë referuar merkatos dimërore.
Spanjollët e konsiderojnë të domosdoshme firmosjen me një tjetër sulmues dhe këtë herë në planet e Hansi Flickut është përfshirë Samu Aghehowa.
21 vjeçari prej dy sezonesh është pjesë e Portos dhe gjatë kësaj periudhe i ka treguar cilësitë në metrat e fundit.
Ky fakt i ka shërbyer për tu grumbulluar nga Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’, i cili spikat për shpejtësinë, potencën dhe natyrisht nuhatjen për golat.
Drejtori sportiv Deco e konsideron idealin për mënyrën se si luajnë nxënësit e Hansi Flickut dhe natyrisht presidenti i Portos Andre Villas-Boas pretendon të arkëtojë 100 milionë euro.
Mirëpo referuar aspektit ekonomik të ‘’ Los Cules ‘’ për Joan Laportan është e vështirë ta përballojë këtë shifër dhe parashikohet se do të analizohet ndonjë formulë për reduktimin e saj.
Të zëvëndësosh ishi-n e Borussia Dortmundit është tejet e vështirë por me rendimentin e deritanishëm Samu Aghehowa i plotëson kërkesat.
18 gola dhe 1 asist në 24 sfida numëron me gjigandët e Portugalisë në sezonin aktual, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt.



