Chelsea ndjek  Rabiot

Chelsea ndjek Rabiot

Dështimi në lidhje me transferimin e Saul Niguezit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ i ka dhënë një leksion drejtuesve të Chelseat se duhet të jenë më të kujdesshëm në merkaton vijuese për të fuqizuar repartet që nuk e kanë bindur Graham Potterin .

Anglezi ka piketuar Adrien Rabioti i cili ende nuk është adaptuar siç duhet tek Juventusi dhe prej kohësh qarkullojnë zërat se mund të ndërrojë destinacion në periudhën e transferimeve .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë drejt rindërtimit , aspekt që sigurisht do të marrë kohën e vet por me rëndësi është puna intensive e gjigandëve të Premier Leagues drejt këtij objektivi.

Në krahun tjetër, Massimiliano Allegri nuk ka dalë kundër dhe ky fakt është një dritë jeshile për Chelsean për  ta realizuar. Tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po përjetohet një periudhë e vështirë, e reflektuar edhe në eleminimin nga faza e grupeve në Champions League , një dështim i papritur nga torinezët.

Ky episod i shëmtuar sigurisht do të ndikojë edhe në vendimarrjen e lojtarëve për të ardhmen , pasi me këtë ecuri ish rekordmenët e Scudettos nuk kanë asgjë të sigurtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy