Ndahet nga jeta drejtori i Fiorentinës, Joe Barone

Ndahet nga jeta drejtori i Fiorentinës, Joe Barone

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 58-të.

Barone ishte i shtruar në një spital të Milanos nga pasditja e së dielës, kur u transportua me urgjencë në spital.

 

Para ndeshjes Atalanta-Fiorentinta, ai pësoi një sulm në zemër, çka solli edhe shtyrjen e ndeshjes.

Barone nuk e fitoi dot betejën më të madhe dhe ndërroi jetë këtë të martë.

Postimi i klubit të Fiorentintës:

Me dhimbje të thellë dhe trishtim të pamasë, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj të referencës, një figurë që ka shkruar historinë në klub. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi, ka ndërruar jetë sot në spitalin “San Raffaele” në Milano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy