Derbi londinez për Zaniolon

Derbi londinez për Zaniolon

Përpos interesit të Milanit, për Nicolo Zaniolon do të zhvillohet një derbi shumë interesant në Premier League. Tottenham Hotspuri dhe Aston Villa janë vënë në ndjekje të italianit, për të cilin ekziston mundësia për të provuar veten në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër. Klauzola e prishjes së kontratës së ishi-t të Romës me Galatasaray-n arrin 35 milionë eurot por gjasat janë se do të largohet nga turqit. Transferimi në Stamboll është konsideruar një hap mbrapa në karrierë por Seria A ia ka mbajtur gjithmonë të hapura dyert , pavarësisht se ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe ‘’ Los Villanos ‘’ mbeten ekipe për tu marrë në konsideratë. Sigurisht 23 vjeçari është shumë larg atyre paraqitjeve me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ në të kaluarën dhe zgjidhja e vetme është ndërrimi i ambjentit për të rikuperuar sa më shpejt terrenin e humbur.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy