Manchester City në garë për Bellingham

Manchester City në garë për Bellingham

 Ashtu siç parashikohej më përpara , gara për Jude Bellingham do të ashpërsohej me kalimin e kohës dhe interesi i Manchester City-t e ka konfirmuar këtë fakt .

Anglezi ka shpërthyer tek Borussia Dortmundi dhe pas Real Madridit dhe Liverpoolit, ‘’ The Citiziens ‘’ do të tentojnë transferimin e 19 vjeçarit në ‘’ Etihad ‘’ .

Pep Guardiola e ka analizuar me kujdes progresin e ishi-t të Birmingham City-t dhe i ka bërë peticion drejtuesve se një lojtar me të tilla cilësi i nevojitet skemave të tij.

Ishi i Barcelonës konsiderohet një ndër më të mirët në këtë profesion dhe prej vitesh synon fitimin e Champions Leagues , që do të ishte i pari në historinë e bardhekaltërve .

Eshtë menduar një oferte prej 100 milionë eurosh për ta larguar nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’ dhe në lidhje me Jude Bellingham , spanjolli ka komentuar :

“  Eshtë një lojtar i veçantë dhe po bën diferencën tek Borussia Dortmundi. Eshtë një ndër kapitenët aty dhe ka fituar një vend edhe në kombëtaren e Anglisë dhe ky fakt është shumë i rëndësishëm ‘’ , përfundoi 51 vjeçari.

Duhet shtuar se Pep Guardiola vijon ta ndjekë Jude Bellingham që në kohën kur ishte pjesë e Birminghamit dhe interesi i Manchester City-t mund t’ia vërë vulën kësaj historie gjatë merkatos , i avantazhuar nga potenciali në aspektin ekonomik i sheikut Khaldoon Al Mubarak.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy