
Trajneri italian, Roberto De Zerbi është zyrtarizuar ditën e sotme në krye të skuadrës ukrainase, Shakhtar Donetsk. De Zerbi njoftoi largimin nga Sassuolo pas përfundimit të kampionatit, pas një sezoni të shkëlqyer, ku arritën kualifikimin në Conference League.
Ka qenë vetë klubi ukrainas, që ka zyrtarizuar marrëveshjen nëpërmjet një postimi ku kanë njoftuar se De Zerbi do të jetë në krye të skuadrës për sezonin tjetër. Kjo është aventura e parë për teknikun italian jashtë Italisë, aty ku në të kaluarën ka drejtuar Boario, Foggia, Palermo, Benevento dhe së fundmi Sassuolo.



