Del video e Maradonës: Jam i deformuar, por jam mirë

Del video e Maradonës: Jam i deformuar, por jam mirë

Në rrjetet sociale po qarkullon tashmë një video e fundit e ikonës së futbollit Diego Armando Maradona, pak kohë para se të ndahej nga jeta.

“Djali i Artë” shfaqet në kuzhinën e banesës së tij së bashku me ish-partneren Veronika Ojeda.

Diego përshëndet doktorin Leopoldo Lukue, i cili e operoi, ndërsa shprehet se ndihet i deformuar pas operacionit në kokë, por qëndrimi me njerëzit e mirë e bën të ndihet rehat.

Ç’kemi Luke! Jam i deformuar, por ndihem mirë. Ti e di, nuk më pëlqen intimiteti. Kur jam me njerëz të mirë, dal jashtë strofullës sime. Një puthje për Leopoldo Luken!”, shprehet për herë të fundit Maradona.

Leopoldo Luque është neurokirurgu i hetuar dhe konsideruar si një figurat qendrore në hetimin e hapur për vdekjen e ikonës së futbollit, i cili akuzohet për neglizhencë mjekësore, neglizhencë të personit, vrasje pa dashje.

Roli i tij, epërsia e tij del gjithashtu nga disa biseda, mesazhe të WhatsApp , të shkëmbyera me vajzat e ish-kampionit ose në biseda të tjera ku ai vetë është objekt kritikash nga anëtarët e familjes ose flet për të me tone shumë të ashpra.

Nuk është i vetmi sepse në rindërtimin e gjurmuar nga magjistratët ekziston një person tjetër që ka përfunduar nën rrjetën e hetuesve: është psikiatrja Agustina Cosachov, mjekja që kishte përshkruar ilaçe të rrezikshme psikotrope, të kundërindikuar për një pacient tashmë që vuante nga insuficienca e zemrës si Maradona.

Ai vdiq në banesë në moshën e 60-vjeçare në 25 nëntor të vitit të kaluar nga një atak kardiak. Vdekja e tij shkaktoi hidhërim në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy