
Teuta këtë sezon, ka qenë e detyruar që ndeshjet si vendas, t’i luajë larg Durrësit, për shkak të punimeve me fushën në stadiumin “Niko Dovana”.
Megjithatë duket se kësaj po i vjen fundi dhe skuadra e Arapit, mund të luajë ndeshjet në fushën e saj. Në faqen e klubit, Teuta ka bërë të ditur se ka nisur shtirmi i tapetit të ri.
Nuk dihet ende se kur do të jetë fusha gati, por ka gjasa që Teuta mund të luajë aty që brenda këtij muaji, ose ndeshjet e para të vitit të ardhshëm.



