Laçi-Luftëtari, duel mbijetese

Laçi-Luftëtari, duel mbijetese

Laçi-Luftëtari është një prej dueleve më interesante të kësaj fundjave pasi në lojë janë tre pikë shumë të rëndësishme në betejën e ashpër të mbijetesës.

Në Kurbin do të luhet një sfidë delikate për vendasit që këtë sezon, ndryshe nga vitet e fundit janë të detyruar të luftojnë për të mos u rrëzuar në Kategorinë e Parë. Riformatimi i skuadrës laçiane në merkaton e verës ka ndryshuar filozofinë e ekipit që ishte kthyer në një mankth për të gjitha skuadrat e Superiores gjatë viteve të fundit. Laçi i Ramadan Ndreut ndryshon rrënjësisht. Përveç rezultateve, skuadrës kuribinase mbi të gjitha i mungon loja sepse si për ironi të fatit, për të gjetur një ndeshje mbi nivelin mesatar duhet të kthehemi pas në kohë kur në datën 1 Tetor, kurbinasit u ndeshën me Luftëtarin në Ballsh dhe pavarësisht një 90 minutëshi të dominuar prej tyre, ishte Luftëtari që fitoi me një penallti të transformuar në gol nga Ramadani në minutat shtesë. Që prej asaj disfate, ekipi i Ndreut ka arritur të fitojë në vetëm dy ndeshje, kundër Vllaznisë dhe Korabit dhe më pas “errësirë” totale.

Në javën e 13, ishte Kukësi që kaloi skuadrën bardhezi, një humbje që rëndoi bilancin e vitit 2016 ku Laçi numëron vetëm 4 fitore në 31 ndeshje të luajtura në kampionat. Vërtet shumë pak për një ekip që këtë sezon nuk arrin të gjejë vazhdimësinë edhe në shtëpi. Diferenca në klasifikim me gjirokastritët është vetëm 4 pikë, prandaj një fitore e mundshme e Laçit do të rriste ndjeshëm moralin por edhe urinë e djemve të Ramadan Ndreut, ende në kërkim të identitetit. Gjithsesi, ata duhet t’i bëjnë llogaritë mirë përballë një kundërshtari të paparashikueshëm që këtë sezon po rezulton surpriza e kampionatit. Ishte pikërisht ajo fitore ndaj Laçit që e bëri të vetëdijshme skuadrën e Milinkovic se mund të luante si e barabartë ndaj çdo kundërshtari. Tashmë pas 2 muajve, bluzinjtë janë të vetëdijshëm për forcën e tyre reale pasi ata propozojnë një futboll të bukur dhe mbi të gjitha nuk dorëzohen lehtë.

Trajneri serb ka ndërtuar një grup solid dhe të aftë për të bërë llogaritë edhe në rast se ndeshjet nuk mund të fitohen. 3 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje janë tregues i qartë për ekujlibrin që ka arritur të gjejë grupi nga qyteti i gurtë. Ky Luftëtar deri tani është shfaqur pikërisht si një skuadër e madhe ndaj skuadrave  të mëdha të Superiores. Nga sfida e parë e fazës së dytë ndaj Partizanit te takimi i fundit ndaj Skënderbeut. Luftëtari i vogël ndali në një barazim pa gola, kampionët e 6 viteve të fundit, madje në pjesën e parë skuadra gjirokastrite luajti më mirë se korçarët. Diferencat mes këtij Luftëtari dhe skuadrave që luftojnë për titullin në emra dhe cilësi janë të dukshme por fusha e lojës ka vërtetuar të kundërtën sepse gjirokastritët kanë ditur të përballen me dinjitet edhe ndaj ekipeve të tilla si Partizani, Skënderbeu, Tirana e Kukësi, prandaj sfida e Kurbinit mund të rezultojë spektakolare edhe pse objektivi i të dyja skuadrave mbetet mbijetesa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy