Vendimet e Disiplinës, dënime për Teutën dhe Partizanin

Vendimet e Disiplinës, dënime për Teutën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar ditën e sotme vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.

Vazhdojnë dënimet për Partizanin dhe Teutën, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, ku dënohen me gjobë në masën 1000 (njëqind mijë) lekë.

Nuk mungojnë dënimet as në Kategorinë e Parë, aty ku lojtari i Maliqit, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

VENDIMET E PLOTA:

  1. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Lojtari i Maliqi, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 – Grupi 4, midis Kafja Rremës dhe Select.
  5. Rrëzimin e kërkesës së FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, në lidhje me lojtarin Ledion Vitaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy