
Rotacionet e shumta të bëra nga Ronald Koeman e kanë shëndërruar mbrojtësin Oscar Mingueza si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e ‘’ Los Cules ‘’ . Spanjolli ka ditur ti bëjë ballë rivalitetit brenda skuadrës dhe kërkesave të trainerit hollandez duke e bindur me lojën e zhvilluar , fakt i cili është shoqëruar me rinovimin e kontratës nga presidenti Joan Laporta . Sipas ‘’ Sport ‘’ 21 vjeçari do të aktivizohet me kuq e blutë për dy sezonet e ardhshme .
Dëmtimet e Piques dhe Umtitit dhe njëkohësisht rendimenti i dobët i Clement Lengelt e kanë pozicionuar Oscar Mingueza-n bashkë me uruguajanin Ronald Araujo në qendrën e mbrojtjes së Barcelonës , dyshe që deri në këtë stad të sezonit ka funksionuar ashtu siç duhet . Zërat e fundit brenda klubit katalanas kanë deklaruar se krahu i djathtë i Joan Laportas Mateu Alemany ishte një ndër të parët që e ka vlerësuar kontributin e këtij lojtari sepse fakti i aktivizimit në shumë pozicione i krijon një farë sigurie kësaj skuadre në rast se ndonjë element nuk ofron rendimentin e duhur në fushë .
Nuk duhet lënë pa u përmendur se akordi i arritur disa javë më përpara me Eric Garcia-n i shton mundësitë e progresit të repartit defensiv tek 26 herë kampionët e Primera Division të cilëve nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbyllin përfundimisht kapitullin e rinovimin të kontratës me lojtarin më të mirë të historisë së klubit dhe njëkohësisht legjendës absolute të katalanasve siç është argjentinasi Lionel Messi emri i të cilit është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm në ‘’ Parque De Prince ‘’ . Me 32 ndeshje të luajtura gjatë sezonit aktual figura e Oscar Minguezas ka marrë një peshë specifike në repartin defensiv dhe perceptohet si një statistikë tepër shpresëdhënëse për të ardhmen e dëshiruar në ‘’ Camp Nou ‘’.



