Paris St Germain, zgjedh zëvëndësuesin e Mbappes

Paris St Germain, zgjedh zëvëndësuesin e Mbappes

Koha kalon shumë shpejt dhe e ardhmja e Kylian Mbappes vijon të jetë një ndër temat më pikante tek Paris St Germain.

Përgjatë viteve është përfolur për largimin e francezit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe në lidhje me këtë çështje, nuk ka munguar reagimi i drejtuesve të ‘’ Les Pariziens ‘’.

Duket se francezët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ndër kandidatët spikat emri i Rafael Leaos.

Portugezi është një ndër më të mirët në repartin e avancuar dhe premton shumë për të ardhmen, arsye e mjaftueshme për drejtuesit e Milanit, të cilët pretendojnë 100 milionë euro për largimin e golashënuesit nga ‘’ San Siro ‘’.

Duhet kujtuar se ishi i Monacos e përfundon kontratën me kuq e blutë në 30 qershor, datë e cila mund të jetë e fundit për të tek kryeqytetasit.

Për Kylian Mbappen Real Madridi mbetet kandidati kryesor por s’duhet harruar edhe Liverpooli, skuadër e cila në të kaluarën shfaqi interes për nxënësin e Luis Enriques.

Rafael Leao po zhvillon sezonin e pestë me ‘’ Djallin ‘’ dhe deri më tani numëron 6 gola dhe 5 asiste në 26 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy