Barcelona, përcakton çmimin për Lamine Yamal

Barcelona, përcakton çmimin për Lamine Yamal

Me ecurinë e deritanishme Lamine Yamal konsiderohet një ndër talentët më të spikatur të futbollit.

Spanjolli ka bërë hapa të sigurtë drejt një të ardhmeje të ndritur, i cili para pak kohësh u kurorëzua kampion i Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’.

Me vetëm 17 vite mbi supe sulmuesi e ka bërë krenar trainerin Hansi Flick dhe Luis de la Fuenten dhe drejtuesit e Barcelonës po punojnë me shumë përkushtim për t’ia rinovuar kontratën.

Joan Laporta ka menduar për ti përcaktuar një klauzolë për prishjen e saj e cila i arrin 1 miliardë eurot, sigurisht pothuajse e pamundur për tu përballuar nga pretendentët.

Shkëlqimi në fushën e lojës vijon ti impresionojë të gjithë duke iu referuar edhe moshës dhe tashmë si tek kuq e blutë ashtu edhe tek ish kampionët e botës ndihen krenarë për faktin e të patur në ekip një element të këtij niveli.

Pa dyshim që e ardhmja e Lamine Yamal është e garantuar dhe ideja e numrit një të ‘’ Blaugranëve ‘’ është që ta blindojë përfundimisht pasi është një ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga e famshmja ‘’ La Masia ‘’.

6 gola dhe 8 asiste në 16 sfida numëron ylli katalanas me gjigandët e Primera Division dhe jo vetëm, shumë problematik për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy