
Vijimësia do të jetë një periudhë shumë e vështirë për drejtuesit e Sevillas.
Andaluzët janë një ekip tek i cili për vite me rradhë kanë spikatur shumë lojtarë dhe ky sezon nuk përbën përjashtim.
Loic Bade prej kohësh po tregon se e meriton ngjitjen e shkallëve në karrierë dhe tashmë dy ekipe potentë në aspektin ekonomik janë interesuar për shërbimet e tij.
Fillimisht është Newcastle United, më i pasuri në botë momentalisht, i cili do të sfidohet nga Liverpooli për 24 vjeçarin.
Pavarësisht se kontrata e firmosur me ish fituesit e Europa Leagues skadon ne 2029-tën, momenti jo i mirë në aspektin ekonomik i detyron në njëfarë mënyre drejtuesit t’ia hapin dyert e largimit nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Megjithatë, klauzola e prishjes së kontratës arrin 60 milionë eurot por krerët e këtij ekipi pretendojnë të arkëtojnë minimalisht 40 milionë euro.
S’duhet lënë pa u theksuar se nisja e një tjetër eksperience në karrierë, sidomos tek ‘’ Të Kuqtë ‘’ ose në ‘’ St James Park ‘’ do të shoqërohej me një pagë të konsiderueshme për ishi-n e Nottingham Forestit dhe njëkohësisht do të krijonte një boshllëk në prapavijën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Sezoni aktual është i treti tek gjigandët e kompeticionit të dytë europian për nga rëndësia, ekip në transformim e sipër, i cili e ka humbur dukshëm shkëlqimin e dikurshëm.



