
21 vjeçari Khvicha Kvaratskhelia është pa dyshim një ndër lojtarët risi në Europë.
Gjeorgjiani po impresionon me Napolin , ekip i cili po bën diferencën në Serinë A dhe vijon shumë kompetitiv edhe në Champions League.
Sezoni për tu durartrokitur sigurisht është shoqëruar me interesin e shumë klubeve , ndër të cilët spikat Real Madridi .
‘’ Galaktikët ‘’ gjithmonë janë pas dere kur flitet për lojtarë që bëjnë diferencën dhe sipas Ekrem Onur , kryeqytetasit mund ta kenë më të lehtë nëse Khvicha Kvaratskhelia i bashkohet ofensivës, në ndihmë të Vinicius Junior dhe Rodrygos .
Carlo Ancelotti e vlerëson shumë ishi-n e gjeorgjianëve të Dinamo Batumit , kontrata e të cilit me ‘’ Il Partenopei ‘’ mbetet e vlefshme deri në 30 qershorin e 2027-tës por si duket ‘’ Los Blancos ‘’ do ti kushtojë shtrenjtë sepse Aurelio Di Laurentis gjithmonë synon shifra të majme nga largimi i yjeve të ekipit të zemrës nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Nuk përjashtohet një kalim në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse manjati Florentino Perez përgjithësisht i ka arritur objektivat ndër vite dhe Real Madridi meriton gjithçka nga ky president pasi konsiderohet ekipi më i suksesshëm aktualisht, në Spanjë dhe në të gjitha kompeticionet e tjera pjesëmarrëse.



