
U luajtën ditën e sotme 5 ndeshje, të vlefshme për javën e shtatë në Kategorinë Superiore për 21-vjeçarë.
Laçi ka mposhtur në shtëpi Vllazninë me rezultatin 2-0, ndërsa Dinamo ka zhgënjyer ndaj Apolonisë duke barazuar me shifrat 2-2.
Fitore ka korrur edhe Tirana, që mposhti 4-2 Turbinën e Cërrikut, ndërsa Partizani triumfoi 1-3 ndaj Egnatias në transfertë.
Ndeshja tjetër ishte ajo mes Bylisit dhe Teutës, e cila u fitua nga ballshiotët me shifrat 2-1.
Rezultatet:
Laçi-Vllaznia 2-0
Dinamo-Apolonia 2-2
Tirana-Turbina 4-2
Bylis-Teuta 2-1
Egnatia-Partizani 1-3



