Mendy do të qëndrojë tek Real Madridi

Mendy do të qëndrojë tek Real Madridi

   Mbrojtësi Ferland Mendy është shëndërruar në protagonistin kryesor të disa zërave në lidhje me  largimet  nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .  Por pas një sezoni të shkëlqyer nën drejtimin e bashkombasit Zinedine Zidane , francezi është mbështetur fuqimisht nga traineri Carlo Ancelotti për të vijuar me kontributin tek  Real Madridi .   Italiani e ka konfirmuar dëshirën e tij gjatë një interviste për  spanjollen Marca e cila lidhet me dhënien e mundësive 25 vjeçarit për të shpalosur potencialin  në funksion të sukseseve të  ‘’ Galaktikëve ‘’.   

Ishi  i Lyonit kërkon të tregojë se është në nivelin e përfaqësimit të një klubi si Real Madridi dhe për ta realizuar  objektivin do ti duhet shumë punë sepse konkurrenca tek ‘’ Los Merengues ‘’ është shumë e ashpër . 

Në një farë mënyre Ferland Mendy pavarësisht zërave të shumtë e kishte të sigurtë qëndrimin tek Real Madridi për arsye se kontrata e firmosur do të përfundojë  në 30 qershorin e 2025-sës  dhe  Carlo Ancelotti  do të ketë një element tepër efikas nga krahët për sezonin që është në prag të startimit  .

Para disa kohësh drejtuesit e Real Madridit deklaruan se ishin të gatshëm të dëgjonin ofertat në adresë të  mbrojtësit   për ti shërbyer transferimit të  Kylian Mbappes  në Madrid por  gjërat kanë ndryshuar në momentet e fundit dhe  Ferland Mendy do të jetë i disponueshëm në çdo moment për ti shërbyer taktikave të Carlo Ancelottit . 

Me 38 ndeshje  dhe 2 gola , ky lojtar ka marrë edhe një herë ‘’ Ok ‘’ për të vijuar me  kontributin tek gjigandët e Spanjës dhe më gjerë , të cilët duan të rikthejnë faqen dhe të afrohen me titujt e munguar në sezonet e fundit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy