Sfidë gjigandësh për talentin e Arsenalit

Sfidë gjigandësh për talentin e Arsenalit

Si në çdo merkato tjetër në kontinentin e vjetër vijojnë sfidat emocionuese ndërmjet ekipeve të elitës për talentët e rinj.

Një ndër ato që ka spikatur është edhe Ayden Heaven, i cili po lë gjurmë tek Arsenali.

Mbrojtësi anglez tashmë është pjesë e ekipit të parë dhe menjëherë ka treguar kualitetin, falë besimit që i ka dhënë Mikel Arteta.

Vizioni për lojën, shpejtësia dhe adaptimi i shpejtë gjatë sfidave e avantazhon sigurisht dhe interesi për të është i pashmangshëm.

Janë Manchester United, Manchester City dhe Paris St Germain skuadrat të cilat do të luftojnë për shërbimet e 18 vjeçarit, një pilar i ‘’ Topchinjve ‘’ dhe ndër më premtuesit e dalë nga akademia.

Drupal Ad

Të qënit mjaft dinamik dhe teknik e ka bindur trainerin Ruben Amorim i cili i ka kërkuar medoemos drejtuesve të japin maksimumin, edhe pse koha nuk premton shumë referuar merkatos aktuale.

Ndërsa, ‘’ Qytetarët ‘’ gjithmonë janë shquar për analizën e detajuar që i bëjnë talentëve të rinjë, të cilët do të jenë përfaqësuesit më të denjë në të ardhmen e afërt.

Tekniku Pep Guardiola ja ka hapur dyert e ‘’ Etihad Stadium ‘’ por gjigandët e Premier Leagues duhet të bëjnë kujdes nga ‘’ Les Pariziens ‘’, një ekip shumë i sikletshëm, i mbështetur fuqimisht ndër vite nga presidenti Nasser Al Khelaifi.

Pavarësisht interesit i cili parashikohet se do të vijë në rritje, momentalisht Ayden Heaven është i fokusuar tek 13 herë kampionët e Premier Leagues, një ndër ekipet historikë të këtij kampionati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy