Van de Beek, prioritet për Interin

Van de Beek, prioritet për Interin

  As me mbërritjen e Erik Ten Haag situata e Van de Beek nuk ka ndryshuar tek Manchester United .

Hollandezi vijon të mbesë në prapavijë dhe skenari duket se do të ndryshojë në merkaton e ardhshme .

Interi po insiston për ta transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për ta patur të gatshëm për fazën e dytë të sezonit, vendimtare për zikaltërit. 

Simone Inzaghi tashmë i ka dhënë dritën jeshile  firmosjes me 25 vjeçarin i cili ka humbur shumë kohë në ‘’ Old Trafford ‘’, tek një Manchester United , drejtuesit e të cilit asnjëherë nuk besuan në aftësitë e ishi-t të Ajaxit.

 Pikërisht është momenti ideal për tu hedhur në sulm për Donny Van de Beek, duke patur parasysh edhe dëmtimin e Marcelo Brozovic i cili ja ka vështirësuar punën ishi-t të Lazios por ish kampionëve të Serisë A nuk i mbetet opsion tjetër veçse të shikojnë përpara pasi kanë shumë për të bërë në kampionat dhe në Champions League.

Eshtë paksa e çuditshme që një ndër perlat e akademisë së Ajax Amsterdamit të përjetojë një situatë të tillë por gjithsesi Interi besohet se do të rezultojë  drita në fund të tunelit e cila pritej prej një kohe të gjatë të shfaqej në rrugën e Donny Van de Beek .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy