Ndonëse është tifoz me Gjermaninë, trajneri Hasan Gurabardhi pranoi se pas goli të shënuar nga Locatelli, mendoi se Italia mund të fitojë Europianin. Në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, Gurabardhi ka thënë se me Mancinin, Italia po bën shumë mirë.
"Kur pashë golin e Locatellit, mendova se kjo Itali do shpallet kampione. Po të kisha djalë, do ia vendosja emrin Schumacher. Italia ka disa vite me Mancinin, që bën shumë mirë. Mund të fitojë edhe ndeshjen e ardhshme 3-0, por pas grupeve mund t’iu vijë ndonjë ekip dhe me një gol të eliminon.”- tha Gurakuqi.



