
Largimi praktikisht i konfirmuar i Di Marias nga ‘’ Parque de Prince ‘’ e ka shtyrë Juventusin të fillojë lëvizjen e gurëve për të pasuruar ofensivën me një lojtar të mrekullueshëm .
‘’ El Fideo ‘’ prej vitesh ka shfaqur një rendiment për tu duartrokitur dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka filluar ofensivën për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ sepse e njeh shumë mirë kapacitetin e argjentinasit.
Mundësia për tu përforcuar sidomos me një lojtar të këtij kalibri pa dyshim është një tundim për Massimiliano Allegrin që s’kërkon gjë tjetër veçse të mposhtë dominimin e Interit në Serinë A dhe më në fund të fitojë trofe edhe në arenën europiane , në veçanti Champions Leaguen , eveniment që i ka shpëtuar disa herë nga duart në vitet e fundit torinezëve.
Protagonizmi i reduktuar dhe njëkohësisht i justifikuar në njëfarë mënyre për arsye të yjeve që dominojnë tek ‘’ Les Pariziens ‘’, i ka dhënë më tepër kurajo bardhezinjve për ta afruar në Serinë A , që do të bëhej kampionati i katërt ndër pesë më të famshmit e Europës ku mesfushori nga Rosario do të performonte.
Angel Di Maria gjithashtu shikohet si një zëvëndësues ideal i Paulo Dybalas i cili akoma nuk e ka sqaruar të ardhmen tek rekordemenët e Scudettos dhe përpara kësaj situate kritike , Juventusi i ka bërë shumë shpejt detyrat dhe do të luftojë për ishi-n e Rosario Central që do të ketë një shans unik për të përfaqesuar këtë ekip i cili s’ka mundur ta shtrijë protagonizmin në Champions League por asnjëherë se ka humbur besimin sepse në krye të pankinës ka një trainer si Massimiliano Allegri që e ka treguar ndër vite se mund të arrijë larg me Juventusin e tij .
Ishi i Manchester United ndihet në prapavijë tek parizienët dhe dyert e ‘’ Allianz Stadium ‘’ tashmë janë hapur dhe privilegji do të ishte për ofensivën që do të kishte një armë më tepër për të mposhtur çdo rival që i del përpara .



