
Mbrëmjen e kësaj të enjte, do të luhen ndeshjen e kthimit në turin e tretë të Conference League.
Në këtë tur, marrin pjesë dy skuadra nga Kosova, që në sfidat e para u mposhtën minimalisht.
Ballkani zhgënjeu në shtëpi ndaj Larne, ku humbi 0-1, ndërsa Drita u mposht me të njëjtin rezultat në transfertë.
Dy ekipet nga Kosova, do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen, për të avancuar për në fazën “play off”.



