
Është zhvilluar ditën e sotme në Lozanë të Zvicrës seanca gjyqësore mes klubit të Partizanit si paditës dhe: FIFA-s, Eraldo Çinarit, Vllaznisë dhe Istras në lidhje me merkaton e bllokuar të të kuqve.
Partizani është përfaqësuar në këtë seancë gjyqësore online nga drejtori Olsi Rama dhe një avokat spanjoll.
Vendimi pritet të merret brenda muajit dhjetor, ku të kuqtë shpresojnë të fitojnë, pasi FIFA ka vendosur bllokimin e merkatos për dy sesione dhe gjobë 80 mijë dollarë.



