Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin e tij, Bregu i jep fitoren Bolusporit në fund (VIDEO)

Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin e tij, Bregu i jep fitoren Bolusporit në fund (VIDEO)

Kjo fundjavë mund të quhet edhe si ajo e legjionarëve! Përveç Rey Manajt që gjeti golin e parë në Serie A me Spezian, rrugën e rrjetës e kanë gjetur edhe shqiptarë të tjerë.

Në Hungari, Jasir Asani ka bërë që të gjithë të flasin për supergolin e tij. Ish-sulmuesi i Partizanit, ishte protagonist në fitoren 2-1 të Kisvarda, ndaj MOL Fehervar.

Në minutën e 22-të, Asani realizon një perlë nga jashtë zone, teksa gjuan bukur me të majtën dhe topi ndalet në fundin e rrjetës. Supegoli i shqiptarit, i mahniti të gjithë në stadium, por edhe ata që ishin në stol, që shpërthyen në festë. Një fitore shumë e rëndësishme ajo e Kisvarda ditën e sotme, pasi ngushton diferencën me kryesuesit e Ferencvaros me vetëm 2 pikë.

Golin ditën e sotme e ka gjetur edhe Dejvi Bregu. Vlonjati shënoi golin vendimtar të takimit, duke i dhënë fitoren 1-2 Boluspor në transfertë ndaj Umraniyespor. Teksa ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 1-1, Bregu shfrytëzon një top të mbetur në zonë në minutën e 91, duke e dërguar në rrjetë, për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy