
Pas shkëlqimit tek Atalanta, Mateo Retegui po vijon me të njëjtin ritëm edhe në Arabinë Saudite.
Italiani po performon në rradhët e Al-Qadisiya, i cili i kushtoi presidentit Bader Al- Reziza rreth 68 milionë euro.
Mirëpo, drejtuesit e Manchester United në orët e fundit kanë shfaqur interes për ishi-n e Atalantës dhe s’përjashtohet mundësia që gjatë merkatos dimërore të rikthehet në Europë.
Traineri i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Ruben Amorim është i ndërgjegjshëm për situatën e tyre sidomos në repartin e avancuar dhe Mateo Retegui mund ti japë zgjidhje këtij problemi.
Sipas zërave të fundit krerët e 20 herë kampionëve të Premier Leagues mund të shpenzojnë 50-60 milionë euro për 26 vjeçarin, i cili mund të fillojë një tjetër aventurë në kontinentin e vjetër.
Nëse do të ketë fatin të transferohet në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’ mund të shëndërrohet në një ndër goditjet më të bujshme të kësaj periudhe, shumë e rëndësishme për ecurinë e Manchester United në fazën vendimtare të sezonit.
Tek Al-Qidisiya Mateo Retegui deri më tani ka kontribuar me 3 gola në 6 sfida por sigurisht interesi i britanikëve mbetet tundues për çdo lojtar.



