
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas barazimit me Partizanit.
Tetova tha se i kishte kërkuar lojtarëve që dhimbjen për ndarjen nga jeta të Dwamenës, ta kthejnë në forcë. Sipas tij, barazimi në sfidën e sotme, ishte rezultati më i drejtë.
Skuadrës i kërkova që dhimbjen ta kthejmë në forcë. Nuk u shënua gol edhe pse kishim raste. Mund të kishim gjetur golin, por edhe Partizani kishte rastet e tij. Kjo sfidë mund të ishte edhe humbje dhe fitore. Kjo ndeshje kishte luftë dhe spektakël dhe mendoj se barazimi ishte më i drejtë për të dyja ekipet.
Na mori ritmi, nuk doja të ktheja skuadrën në asnjë moment. Ishte një ndeshje me ritëm, e hapur dhe më pëlqeu ndeshja. Sigurisht se do të analizojmë situatat ku nuk u shfaqëm mirë në mënyrë që të mos përsëritej më.
Normalisht që ndihet mungesa e Raphael Dwamena. Ekipi ishte mësuar me të, por ne do të vazhdojmë përpara edhe për të. Janë edhe 24 lojtarë të tjerë që do të luftojnë shumë.
Merkatoja? Jemi duke parë, por mendoj se është shumë shpejt për të folur për gjëra konkrete.



