Real Madridi mendon për Pochettinon

Real Madridi mendon për Pochettinon

 Ndeshjet vijuese të Real Madridit do të jenë determinante për të ardhmen e Carlo Ancelottit në stol.

Deri në fundin e sezonit për ‘’ Galaktikët ‘’ konsiderohet i domosdoshëm fitimi i ndonjë titulli për ti dhënë edhe një shans ishi-t të Milanit për të qëndruar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ sepse në të kundërt mund ti japë fund eksperiencës me madrilenët.

Sipas ‘ Sport ‘ presidenti Florentino Perez ka menduar për Mauricio Pochettinon , gjithmonë nëse numri një i pankinës nuk do të arrijë objektivat e paracaktuar.

Potenciali i Carlo Ancelottit as që vihet në dyshim , pasi e konfirmoi në të kaluarën se mbetet një ndër trainerët më të mirë në qarkullim, sidomos pas fitimit të Champions Leagues por ky fakt nuk eviton që drejtuesit e Real Madridit të kenë në fokus argjentinasin, i cili ka drejtuar Espanyolin , Sothamptonin , Tottenhamin dhe së fundmi Paris St Germain .

Për 50 vjeçarin do të ishte një sukses shumë i madh nëse do të drejtonte një ndër klubet më të famshëm në botë dhe duke qenë se konsiderohet një trainer shumë cilësor, sidomos pas të kaluarës tek Tottenham Hotspuri , ekip që arriti deri në finalet e Champions Leagues , interesi i Real Madridit është krejtësisht i justifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy