
Trajneri Ardi Behari, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, së Partizani duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Atletic Escaldes, në turin e dytë në Conference League. Sipas tij, kualifikimi duhet të sigurohet që në ndeshjen e parë që luhet sot në Andorra dhe transmetohet në MCN TV. “Ndeshja do vlerësimin e duhur, as më shumë dhe as më pak. Duhet vlerësim maksimal për skuadrën nga trajneri Zekiç. Është një short që të jep mundësinë për të vazhduar, mund të preken grupet. Besoj se do të ketë ndryshime në formacion. Ata që nuk bindën në ndeshjet e kaluara, mund ta nisin nga stoli. Një nga lojtarët që nuk duhet ta nisë titullar, është Da Silva. Prtishmëritë kanë qenë të mëdha. Është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Kualifikimi të sigurohet që në Andorra. Është rasti që Partizani të bëjë autokritikë. Kjo ndeshje do kolaudim skuadre, për të qenë kompetitiv në turin tjetër.”, deklaroi Behari.



