
Thomas Strakosha me shumë mundësi po luan sezonin e fundit me fanellën e Lazios. Portierit i përfundon kontrata me skuadrën italiane në fund të sezonit dhe ka vendosur që të mos rinovojë.
Në këtë situatë, shqiptari do të dalë lojtar i lirë në merkaton e verës dhe skuadrat që e duan, nuk do të paguajnë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Strakosha pritet të transferohet te skuadra e Watford në Angli. Këta të fundit kanë shfaqur interes për portierin shqiptar, por ende nuk ka detaje për ofertën që i kanë bërë.



