Sevilla i shkel syrin Cavanit

Sevilla i shkel syrin Cavanit

Pas konsiderimit të Edinson Cavanit një ndër objektivat kryesorë për fuqizimin e ofensivës , Sevilla ka menduar ti prishë entuziazmin Barcelonës e cila nuk po gëzon një moment të mirë në anën ekonomike .  

Para disa kohësh andaluzët shpallën kandidaturën edhe për sulmuesin tjetër të Manchester United Anthony Martial por si duket nuk e kanë lënë me kaq sepse uruguajani pavaresisht se është drejt varjes se këpucëve në gozhdë ka akoma për të dhënë në fushën e blertë .

 Merkatoja e dimrit po afrohet dhe drejtori sportiv Monchi po e përgatit situatën për transferimin e mundshëm të  ‘’ El Matador ‘’ në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ dhe ti tregojë ‘’ Los Cules ‘’ së ‘’ Los Rojiblancos ‘’ mund ti lënë në prapavijë .

Me En – Nesyri i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim dhe  Munir El Haddadin larg pritshmërive të Julen Lopeteguit , Sevilla e ka tashmë asin nën mëngë sepse 34 vjeçari është një lojtar i stërprovuar në kampionate si Seria A dhe Ligue 1 dhe  kalimi në Primera Division do të ishte një eksperiencë interesante  për gjigandin e kombëtares ‘’ Celeste ‘’.

 Lufta mbetet e hapur por duhet theksuar se Sevilla është një hap përpara sepse gëzon një situatë ekonomike ndryshe por emri i Barcelonës mbetet një referencë që meriton një analizë të detajuar  jo vetëm për ishi-n e Paris St Germain por edhe çdo lojtar tjetër të elitës edhe pse problematika e lartpërmendur ka ndikuar edhe në aspektin sportiv për ‘’ Blaugranët ‘’.

 Tek ‘’ The Red Devilsat ‘’ sulmuesi nga Salto i ka ditët e numëruara sepse  me 1 gol në 8 ndeshje është shumë larg objektivave  të përcaktuara në ‘’ Old Trafford ‘’.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy