
Kur mendohej se destinacioni i mbrojtësit Jules Kounde do të ishte Chelsea, në skenë është shfaqur Real Madridi duke rivalizuar fuqishëm londinezët . Kryeqytetasit kanë menduar një strategji për të realizuar transferimin e 23 vjeçarit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ e cila lidhet me përfshirjen e Marco Asensios në këtë operacion që ëndërrohet prej një kohe të gjatë nga ‘’ Galaktikët ‘’.
Spanjolli ka treguar një nivel impresionues gjatë këtij sezoni dhe Real Madridi ka menduar t’ia ofrojë Sevillas plus 40 milionë euro për një ndër mbrojtësit më të mirë në kontinentin e vjetër.
Me rëndësi për tu nënvizuar është se kësaj historie Carlo Ancelotti i ka dhënë një impakt të veçantë sepse e shikon pozitiv largimin e Marcos Asensios tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ i cili nuk e ka gjetur veten në skemat e italianit duke e impulsuar largimin nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Klauzola e prishjes së kontratës së ishit të Bordeaux kap 90 milionë por një fakt interesant që mund ti shërbejë Real Madridit është se prej kohësh Sevilla po ndjek me kujdes mesfushorin Isco Alarcon , lojtar që mund të rezultojë determinant në arritjen e objektivit nga ‘’ Los Merengues ‘’.
Kalimi i mundshëm i Jules Kounde tek Real Madridi do të konceptohej një lehtësim për prapavijën sepse anësori i Sevillas është një nga më të mirët në rolin e tij dhe spanjollëve i duhen lojtarë që krijojnë garanci për të ardhmen .



