Supersfidë në La Liga për Guido Rodriguez

Supersfidë në La Liga për Guido Rodriguez

 Si në çdo merkato tjetër, në La Liga, një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës do të zhvillohen disa duele interesantë.

Guido Rodriguez i Real Betisit prej vitesh po demostron se është një ndër më cilësorët, tanimë në listën e Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Kontrata e argjentinasit përfundon në 30 qershor dhe si ‘’ Los Colchoneros ‘’ ashtu edhe ‘’ Blaugranët ‘’ do të tentojnë transferimin e argjentinasit me parametër zero.

Situata delikate e ‘’ Los Verdiblancos ‘’ në aspektin ekonomik në njëfarë mënyre i detyron drejtuesit ti japin dritën jeshile largimit të komponentëve të rëndësishëm të Manuel Pellegrinit nga ‘’ Benito Villamarin ‘’.

Fituesi në fuqi i Botërorit të Katarit me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ deri më tani numëron 120 sfida me andaluzët  gjatë pesë sezoneve dhe ndryshimi i destinacionit, qoftë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ apo në ‘’ Camp Nou ‘’ do të ishte një sukses në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy