
Kampionati Kombëtar i Futbollit ka mbyllur një nga katër fazat e kampionatit të rregullt. Vllaznia kryeson klasifikimin, por tashmë ndien presionin e fortë të Egnatias, që do ta presë javën e ardhshme.
Ndërkohë, Dinamo dhe Elbasani kanë marrë fitore të rëndësishme, ndërsa Partizani është kthyer te humbja.
Në një analizë për emisionin “MCN Informacion”, gazetari sportiv Florent Hoxha veçoi Vllazninë si skuadrën më të avancuar në lojë, ndërsa u shpreh se Tirana pritet të ketë vështirësi për të qëndruar në Superiore.
Mendoj se është ende herët për të përcaktuar qartë se cilat ekipe do të jenë pretendente për titullin kampion, por kampionati tashmë po konturohet.
Vllaznia më duket ekipi më i qetë dhe më i menaxhuar mirë nga ndeshja në ndeshje, pavarësisht humbjes së papritur ndaj Flamurtarit.
Hoxha shtoi se, përveç ekipeve kryesuese, disa skuadra duken të stabilizuara, ndërsa të tjerat po përballen me vështirësi të dukshme.
Vora më jep përshtypjen e një ekipi që do të sigurojë ‘mesin e artë’.
Mendoj se tradicionalisht vështirësitë më të mëdha për ta qëndruar në Kategorinë superiore do ta ketë Tirana.
Ndërsa vështirësitë më të mëdha për të qëndruar në kategori, sipas meje, do t’i ketë Tirana, që aktualisht është nën nivelin e rivalëve të saj.
Probleme mund të kenë gjithashtu Flamurtari, Partizani dhe deri diku edhe Bylisi.



