Gazetari i sportit Gerti Çarçani në ‘MCN Informacion ka komentuar lidhur me lajmin e përfolur për një largim të trajnerit të ekipit tonë Silvinjo.
Ai e konsideroi lajmin aspak të vërtetë ndërsa theksoi se ardhja e një trajneri të ri ka kosto kohore për ekipin. Sipas tij Silvinjo nuk largohet dhe nuk heq njeri dhe se në fund të ditës vendos Duka se kë heq dhe mban.
U bë pak zhurmë nga fundjava e kaluar se Silvinjo kishte ikur, por nuk besoj të jetë e vërtetë ai është në një kontratë. Pas përfundimit të evropianit u përfol se do ishte një skemë, natyrisht asgjë zyrtare, ndoshta vetëm për çështje klikimesh asgjë më shumë.
Nuk e besoj dhe s’do e besoj në asnjë moment sepse vetëm ndonjë debat i madh me presidentin e federatës do mund ta prishë një bashkëpunim të tillë. Le të themi se eliminatoret e botërorit që hidhen në Zyrih janë një tjetër fazë kualifikuese dhe pikërisht aty do shihet përsëri nëse do vijohet.
Nuk ka kohë të vijë një trajner i ri, ka kosto kohe për ekipin sepse tani Silvinjo është brenda ekipit, njeh lojtarët dhe prandaj e cilësoj si një shashkë e hedhur për zhurmë.
Por ai do ti bëjë dhe eliminatoret e botërorit edhe pse në fund të ditës vendos Duka se kë heq dhe mban. Silvinjo nuk largohet dhe nuk heq njeri.



