Bekaj: Vetëm Vllaznia na dominoi, Tirana ka bërë diferencën

Bekaj: Vetëm Vllaznia na dominoi, Tirana ka bërë diferencën

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se bardheblutë kanë bërë diferencën në krahasim me skuadrat e tjera. Ai deklaroi se edhe në një ndeshje ku u dominuan, siç ishte sfida me Vllazninë, përsëri nuk u mposhtën.

I pyetur për të ardhmen, Bekaj u shpreh se ka edhe një vit kontratë dhe klubi do të vendosë për të.

Çdo kampionat i ka vështirësitë e veta, por meritat i ka stafi teknik dhe drejtues, për lojtarët e afruar. Çelësi i suksesit është atmosfera në ekip që solli edhe suksesin. Vetëm Vllaznia na ka dominuar me lojë, por nuk u mposhtëm. Çfarë kemi humbur, e kemi humbur vetë. Kemi ekip shumë të mirë, kur kemi dashur të luajmë, ia kemi dalë të fitojmë. Nuk mund të them se nuk ka pasur konkurrencë, por Tirana e ka bërë diferencën.

Në çdo pozicion jemi mirë. Në shumicën e ndeshjeve, kam pasur pak punë. Tolin e gjen në çdo vend. Sulmi me Xhixhën dhe Seferin ka qenë shumë i fortë. Kemi bërë 2-3 afrime dhe kemi ruajtur boshtin. Çdo lojtar që shënon te Tirana, shkon e feston me Shehin. Jo vetëm që është profesor i mirë, por është edhe pedagog i mirë.

E ardhmja? Unë kam kontratë edhe për një vit. Unë jam maksimumin. Nëse ka ofertë, do flasim me klubin. Nëse ata pranojnë, mund të ndodhë. Gjithçka është në dorën e klubit. Kur isha te Prishtina, mendoja se atje ishte presioni më i madh, por kur erdha këtu, mendova se atje paskam luajtur ndeshje miqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy