
Duke filluar nga ora 18:00, do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias, e vlefshme për ndeshjen e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Dy skuadra që kanë objektiv Europën, do të kërkojnë me çdo kusht finalen, për të shpresuar më pas te fitimi i trofeut.
Pritet një sfidë e luftuar në “Loro Boriçi”, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy ekipeve.
FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Alivoda, Heriç, Jonuzi, Marku, Latifi, Balaj.
EGNATIA: Sherri, Malota, Atanda, Musta, Fangaj, Mëllugja, Agbekpornu, Xhekson, Fernando, Paulauskas, Duamena.



