Methasani: Finale e çmendur, Martinez ishte heroi i Argjentinës

Methasani: Finale e çmendur, Martinez ishte heroi i Argjentinës

Gazetari Dëfrim Methasani, foli në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, për finalen e Botërorit, mes Francës dhe Argjentinës, që u fitua nga këta të fundit.

Methasani u shpreh se ishte një finale e çmendur, ndërsa shtoi se portieri Emiljano Martinez, ishte heroi i Argjentinës.

Ishte një finale e çmendur. Nuk kishte ndodhur kurrë që dy skuadra të shënonin nga 3 gola. Të dyja skuadrat përplasën brirët. Siç u përfol, ky Botëror ishte i Messit dhe mori atë trofe që i mungonte. I mori të gjitha trofetë në futboll.

Portieri ishte heroi i Argjentinës sot. Mbappe, është lojtari i dytë në historinë e Botëroreve, që shënon 3 gola në finale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy