
Gazetari Pano Xhixho, në emisionin "Skaner" në MCN TV, analizoi fitoren e Tiranës ndaj Laçit dhe barazimin e Partizanit ndaj Vllaznisë.
Xhixho deklaroi se këtë sezon, skuadrat kanë treguar se ajo që ka triumfuar në derbi, nuk ka fituar ndeshjen e radhës.
Nëse vetëm kjo javë do ishte çudi, do ishte lajm. Por kemi gjithë sezonin, ku të gjitha skuadrat kanë oshilacione. Nuk ka një skuadër që ta vrasë kampionatin.
Të gjitha skuadrat janë aty-aty sa i përket nivelit. Është e vështirë të parashikosh skuadrën kampione, ato që shkojnë në Europë dhe ato që bien nga kategoria.
Pavarësisht se Kastrioti është i fundit, nuk mund të thuhet se kundërshtarët do e kenë të sigurt fitoren në ndeshjen e radhës. Skuadra që fiton derbin, e ka të vështirë të vazhdojë me fitore.
Këtë kemi parë këtë sezon. Pas fitores në derbi, Tirana nuk arriti të fitojë me Laçin, ndërsa e kundërta ndodhi në ndeshjen e Partizanin. Edhe në këtë derbi, Partizani nuk arriti të fitojë, ndërsa Tirana po.



