
Pavarësisht se praktikisht e ka finalizuar merkaton , Real Madridi mund të surprizojë në javën e fundit me një transferim cilësor.
Raul de Tomas prej kohësh ka dëshmuar se mund ti ndihmojë ‘’ Los Blancos ‘’ në fazën ofensive dhe ti krijojë Carlo Ancelottit mundësinë e alternimit me Karim Benzema , tejet i rëndësishëm në skemat e italianit.
Një rikthim i 27 vjeçarit do të impulsonte largimin e Mariano Diazit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe në lidhje me këtë transferim Espanyoli ka paracaktuar 40 milionë euro për golashenuesin .
Në çdo merkato Florentino Perezi ka dëshmuar dashurinë e pakufijshme për ‘’ Galaktikët ‘’ , investimet e të cilit i kanë ripozicionuar përsëri në majën e Europës dhe të Spanjës por vështirësitë në futboll gjithnjë bëhen edhe më prezente dhe përmirësimi i vazhdueshëm mbetet natyrisht prioritet për çdo klub të famshëm.
Interesi i Real Madridit ia shton dukshëm vlerat Raul de Tomas dhe fakti se i ka dhënë prioritet rikthimit në kryeqytetin spanjoll , ia rrit mundësitë Real Madridit për ta patur pjesë të organikës në të ardhmen.



