
Janë mbyllur 6 sfidat e Champions League, të vlefshme për fazën e grupeve. Surpirza e madhe vjen nga Portugalia, aty ku Benfica ka mposhtur me shifrat 3-0 Barcelonën. Këta të fundit tashmë rrezikojnë shumë, pasi pas dy ndeshjeve të para mbajnë vendin e fundit në Grupin E me 0 pikë.
Bayern Munich vazhdon dominimin, teksa ditën e sotme ka shkatërruar 5-0 Dinamo Kievin.
Juventusi ka fituar supersfidën e grupit H, teksa mposhti minimalisht Chelsea. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Federico Chiesa në fillim të pjesës së dytë. Bardhezinjtë mbajnë vendin e parë në renditje me 6 pikë, ndërsa Chelsea renditet e dyta me 3 pikë.
Cristiano Ronaldo i ka dhënë një fitore të rëndësishme Manchester United. Këta të fundit mposhtën me përmbysje Villarreal me rezultatin 2-1, me golin e dytë që u shënua nga Ronaldo në minutën e 90+5.
Në sfidat e tjera, Sevilla barazoi me Wolfsburg, ndërsa Salzburg mposhti 2-1 Lille.



