Partizani ka prezantuar dy afrime ne merkaton e verës. Dy afrime të rëndësishme për të kuqtë në repartin e prapavijës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Anteo Osmanllari dhe mbrojtësin e qendrës, Franci Lala.
Në fakt bëhet fjalë për rikthime, pasi lojtarët kanë qenë pjesë e kryeqytetasve edhe në të kaluarën.
Osmanllari dhe Lala u prezantuan nga klubi dhe menjëherë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Abilaliaj.



