
Rikthimi i Carlo Ancelottit në "Santiago Bernabeu" është konsideruar si nisja e një epoke të re në historinë e Real Madridit. Italiani do të ketë shumë punë për të bërë drejt rifitimit të cilësive të humbura nga "Galaktikët" dhe eksperienca e madhe e shoqëruar me sukseset e të kaluarës besohet se do t'u vijë në ndihmë spanjollëve për arritjen e objektivave. Traineri 61-vjeçar e ka analizuar me detaje situatën në të cilën ndodhet Real Madridi dhe ka filluar me kërkimet e lojtarëve cilësorë. Pas Richarlison dhe James Rodriguez, të cilët janë komponentë shumë të rëndësishëm të ish-skuadrës së tij, Carlo Ancelotti i ka hedhur sytë tek Jesus Vallejo që në sezonet e fundit ka milituar si i huazuar tek Granada.
Pavarësisht se lojtari i preferuar i Florentino Perezit mbetet Jules Kounde, por për francezin lufton fuqishëm Manchester United me Chelsean, 24-vjeçari mbetet një opsion më i realizueshëm për Realin duke qenë se ka zhvilluar një sezon për t'u patur zili tek "Los Rojiblancos", të cilët impresionuan në Uefa Europa League me arritjen deri në çerekfinale, fazë ku iu desh t’ia linte stafetën Manchester United. Paraqitjet e tij e kanë lënë me gojë hapur këtë trainer, personaliteti i të cilit krijon një avantazh të dukshëm për spanjollët për të kapur majat në sezonin vijues.
Me 37 ndeshje të zhvilluara,Jesus Vallejo ka fituar pikët e nevojshme me "Los Granadinos" dhe pa diskutim kur skuadra të tilla lëshojnë sinjalet, çdo lojtar fërkon duart sepse është i vetëdijshëm se çfarë e ardhmeje e pret.



