Varane drejt Arabisë Saudite

Varane drejt Arabisë Saudite

Në orët e fundit , e ardhmja e Raphael Varane është lidhur me një kalim të mundshëm në Arabinë Saudite. Ende nuk është bërë me dije emri i pretendentit por sipas Fabrizio Romanos, ekspert në merkato , francezi mund t’iu bashkohet shumë emrave të njohur në vijimësi. 30 vjeçari nuk e anashkalon largimin e mundshëm nga Manchester United në verën e 2024-tes pavarësisht se traineri i anglezëve Erik Ten Hag e konsideron një element të rëndësishëm brenda 11-shes. Sipas informacioneve të fundit , gjithçka do të varet nga ecuria e 20 herë kampionëve të Premier Leagues në sezonin aktual, pretendentë për fitimin e trofeve. Ndërkohë përtej kontinentit të vjetër vijon të luftohet ashpër nga ekipet e Arabisë Saudite , favori i të cilave është aspekti ekonomik, një faktor determinant për bindjen e lojtarëve cilësorë , të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në arenën europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy