Interi fitoi Kupën e Italisë, Inzaghi i lumtur: Luajmë për gjithçka

Interi fitoi Kupën e Italisë, Inzaghi i lumtur: Luajmë për gjithçka

Interi fitoi për Kupën e Italisë, për të dytin edicion radhazi. Zikaltërit triumfuan në finale ndaj Fiorentinës, me rezultatin 2-1, falë dopietës së shënuar nga Lautaro Martinez.

Pas ndeshjes, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u shfaq shumë i lumtur, ndërsa deklaroi se skuadra do të luajë për gjithçka në kampionat dhe në finalen e Champions League, që do të mbahet në Stamboll.

Jam i lumtur. Deshëm të rikonfirmonim fitoren e Kupës të edicionit të kaluar. Djemtë u treguan të aftë dhe Fiorentina na vuri shumë në vështirësi.

Gabuam qasjen, që zakonisht nuk e gabojmë. Por djemtë pastaj qëndruan në ndeshje, bënë dy gola, kemi mposhtur një kundërshtar me vlera.

Duam të luajmë për gjithçka, më parë të mbarojmë me kampionatin dhe pastaj Stambolli. Një sezon shumë i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy